Interes për programin pas shkolle, mësues e prindër të angazhuar për kohën e nxënësve pas mësimit

Aktualitet

Interes për programin pas shkolle, mësues e prindër të

Interesi i prindërve për programet pas shkolle është i lartë edhe në juglindje të vendit. Në qarkun e Korçës, 35 shkolla janë pjesë e këtij programi, ndërsa në të gjithë territorin rajonal janë 120 të tilla.

Programet u japin mundësi nxënësve të qëndrojnë në shkollë pas përfundimit të orarit mësimor, duke i ndihmuar me detyrat e shtëpisë dhe duke zhvilluar talentet përmes aktiviteteve të ndryshme.

“Interesi i prindërve ka qenë i madh për të qenë fëmijët e tyre pjesë e programeve pas shkollore. Të gjithë prindërit janë të interesuar që fëmijët e tyre të jenë deri diku të kontrolluar, por edhe të kenë mundësi të zhvillojnë ato talente të cilat nuk mund të zhvillohen gjithmonë brenda një ore mësimi”, tha Vinjola Rrota, drejtore e DRAP, Korçë.

Për prindërit që janë në marrëdhënie pune, programi shihet edhe si një mundësi për t’u lehtësuar nga angazhimet e ditës.

“Është një iniciativë shumë e mirë për ne si prindër, sepse jemi në marrëdhënie pune dhe, në momentin që ne shkojmë në punë, fëmija ka kryer detyrat dhe ka qëndruar në shkollë. Vjen në shtëpi dhe ne thjesht kryejmë obligimet tona, pa u marrë përsëri me detyrat e fëmijës. E dyta, na shërben edhe sepse ata janë mësues profesionistë dhe ajo që mund t’u ofrojmë ne nuk është e njëjta gjë”, u shpreh Vinjola Rrota.

Përveç mësuesve që janë aktualisht në sistem, mund të aplikojnë edhe mësues të papunësuar të regjistruar në portal apo mësues në pension.

“Ne kemi disa kategori që mund të aplikojnë. Janë mësuesit që janë në sistem, mësuesit që janë në portal dhe janë të papunësuar, mësuesit që kanë dalë në pension, si edhe një kategori e cila aplikon me dosje. Të gjithë këta persona kanë marrë një certifikatë që i lejon të zhvillojnë programet pas shkollore”, tha më tej drejtoresha.

Programi pas shkollës përfshijnë pesë fusha. Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, aktivitetet kombinojnë detyrat e shtëpisë me artet dhe zejet, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të dymbëdhjetën zhvillohen programe të arteve dhe zejeve.

ME TE LEXUARAT