"Ikën kursimet e një jete"/ Protesta në Theth, qytetari shpërthen në lot: Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Ditën e sotme po vijojnë protestat e banorëve të Thethit kundër prishjeve së strukturave që kanë ngritur në tokën e tyre. Një nga banorët, ka shpërthyer në lot përpara kamerave.
Ai shprehet se të gjithë kursimet e një jete, para të marra edhe borxh, janë derdhur në këtë biznes, i cili sipas tij ishte e vetmja mënyrë që ai dhe familja e tij të mbijetonin.
“Shpenzimet e gjithë jetës, jam mbytur në borxhe e tashmë po na i prishin të gjitha. Kam shtëpi druri pa beton pa asgjë. I kam vendosur tokën time. Kemi kërkuar leje por na kanë thënë të presim,. Toka është e imja, e trashëguar,. Kërkojnë ndihmë nga shteti që të mos na i prishë.
Unë jam i pamundur për të jetuar, kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar.
Na ka mbetur veç të vdesim. Nëpërmjet protestës kërkojmë që shteti të na lërë të jetojmë. Kanë thënë vetë që të investojmë, tani nuk na lënë. Këtu nuk ka asnjë beton, siç kanë thënë ashtu kemi investuar. Tani nuk kam më asnjë para për të investuar”, tha ai.


