"I proceduar për tetë vepra penale"/ Rama i nxjerr foton protestuesit: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

Aktualitet

"I proceduar për tetë vepra penale"/ Rama i nxjerr foton

Kryeministri Rama ka bërë reagimin e radhës në rrjetet sociale ne lidhje me protestën. Kryeministri shprehet se një prej 13 organizatorëve të protestës është person me precedent penal, i proceduar për disa vepra të jashtëligjshme.

Postimi i kryeministrit: 

Njihuni me kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:

I proceduar:

– ⁠2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë

– 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë

– 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë

– 2017 – Rrahje në grup, Durrës

– 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndertimit te paligjshëm, Vlorë

– 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë

– 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë

– 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë

"I proceduar për tetë vepra penale"/ Rama i nxjerr foton

 

ME TE LEXUARAT