Hita mbledh drejtuesit e Policisë: Hita mbledh drejtorët dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve!

Aktualitet

Hita mbledh drejtuesit e Policisë: Hita mbledh drejtorët dhe u lë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e departamenteve, ku ka përcaktuar detyrat dhe prioritetet për periudhën në vijim.

Gjatë mbledhjes u diskutua për forcimin e masave parandaluese ndaj ngjarjeve kriminale, rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik dhe reagimin më të shpejtë ndaj problematikave të qytetarëve.

Hita kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat policore për zbardhjen në kohë të veprave penale, ndjekjen e hetimeve dhe rritjen e pranisë së efektivëve në terren.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua luftës kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Kreu i Policisë kërkoi intensifikimin e kontrolleve për goditjen e kultivimit të kanabisit, si në ambiente të mbyllura me llamba ashtu edhe në zona të hapura.

Po ashtu, ai kërkoi vijimin e aksioneve kundër armëmbajtjes pa leje, personave në kërkim, lojërave të fatit të paligjshme dhe krimeve mjedisore.

Hita u ndal edhe te fenomeni i zjarrvënieve, duke kërkuar identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa theksoi se mbrojtja e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit mbetet një prioritet i Policisë së Shtetit.

Në përfundim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm u kërkoi drejtuesve vendorë dhe shefave të komisariateve që të jenë personalisht të angazhuar në terren, të drejtojnë operacionet dhe të forcojnë bashkëpunimin me institucionet e tjera ligjzbatuese për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

ME TE LEXUARAT