Aksident në Vlorë/ Makina e policisë përplas 13-vjeçarin te vijat e bardha, i mituri...
Lajmifundit
/
15 Korrik 2026, 21:25
Aktualitet

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “29 Nëntori”, ku mjeti i Policisë Bashkiake, i drejtuar nga efektivi G. H., ka goditur një fëmijë 13 vjeç.
Fëmija në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.


