Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi i Belinda Ballukut
Lajmifundit
/
10 Mars 2026, 09:07
Aktualitet

Hidhet shorti për rekursin e Belinda Ballukut në Gjykatën e Lartë.
Raportohet se rekursi i ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, si dhe i Gentian Gjylit dhe Erlad Elezit, do të relatohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.
Pas hedhjes së shortit ende nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e çështjes.
Në këtë proces, Balluku është ankuar vetëm për masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit, pasi sipas avokatëve të saj nuk ekziston asnjë rrezik që ajo t’i shmanget drejtësisë.


