Hapen aplikimet për infermierë, nis konkurrimi për profesionistët e Shkencave Mjekësore Teknike

Aktualitet

Hapen aplikimet për infermierë, nis konkurrimi për

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka hapur më 10 gusht thirrjen për konkurrim për profesionistët e shkencave mjekësore teknike në 6 profile, infermierë, mami, teknikë imazherie, teknikë laboratori, fizioterapistë dhe logoped. Aplikimi do të kryehet online deri në datën 24 gusht.


 “Në këtë proces marrin pjesë të gjithë ata kandidatë të cilët janë të licensuar në profilin përkatës, pra disponojnë një leje ushtrim profesioni.Të gjithë ata kandidatë të cilët janë pjesë e listëpritjes por kërkojnë të përmirësojnë rezultatet e testimit të informatizuar që kanë zhvilluar dhe vite më parë dhe të gjithë ata kandidatë të cilët kanë dokumenta shtesë që mund ti ketë marrë gjatë këtij viti që mund të jetë një master, apo një dëshmi e gjuhëve të huaja që do ti shtojë pikët të cilat i dorëzon pranë sekretariatit teknik të drejtorisë rajonale ku ai është pjesë”, tha Eriola Xhelaj, përgjegjëse e sektorit të burimeve njerëzore, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Eriola Xhelaj, përgjegjëse e sektorit të burimeve njerëzore tregon disa nga dokumentet që përbëjnë kriter të detyrueshëm për kualifikim në fazën e parë.


“Çdo gjë është e shënuar në portalin infermier për shqipërinë dhe shpallja. Disa nga dokumentat që janë kriter i detyrueshëm për kualifikim është karta e identitetit, është leja e ushtrimit të profesionit si dhe diploma e shkollës së lartë dhe lista e notave”, tha Xhelaj.

Konkurrimi zhvillohet në dy faza.

“I gjithë procesi kalon në dy faza. Faza e parë është aplikimi dhe vlerësimi i dosjes dhe faza e dytë është testimi i informatizuar. Të gjithë aplikantët të cilët kalojnë me sukses fazën e parë, më pas bëhet faza e dytë që është testimi i informatizuar e cila zhvillohet nga qendra e shërbimeve arsimore. Kalojnë nga statusi kandidatë në statusin aplikanë të gjithë ata persona të cilët kanë marrë më shumë se 40 pikë në total”, shtoi ajo.

Aplikimi kryhet vetëm online, në portalin Infermierë për Shqipërinë. Shpallja e fituesve dhe cdo njoftim tjetër lidhur me procesin do t’u komunikohet kandidatëve nëpërmjet adresës së emailit të deklaruar gjatë aplikimit.

ME TE LEXUARAT