Grabiti pikën e këmbimit valutor te '5 Maji', arrestohet pas 6 orësh 42-vjeçari (EMRI)

Aktualitet

Grabiti pikën e këmbimit valutor te '5 Maji', arrestohet pas

Luan Maçi, 42 vjeç, është autori i dyshuar i vjedhjes së 120 mijë lekëve të reja, e ndodhur ditën e sotme në një pikë këmbimi valutor në një qendër tregtare në rrugën “5 Maji”, në Tiranë.

Është siguruar edhe video nga momenti i grabitjes së pikës valutore në zonën e “5 Majit” në kryeqytet, si dhe momenti kur autori largohet me paratë e vjedhura.

Sipas pamjeve, grabitësi ka kërcënuar punonjësen e pikës valutore me pistoletë dhe më pas është larguar me rreth 1.2 milionë lekë të vjetra.

Në një video të shpërndarë në media shihet se si autori largohet i qetë nga vendngjarja, pa shfaqur shenja shqetësimi.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT