Gonxhja: Nikaj-Mërturi, potencial për zhvillimin e turizmit malor

Aktualitet

Gonxhja: Nikaj-Mërturi, potencial për zhvillimin e turizmit malor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka vlerësuar potencialin turistik të Nikaj-Mërturit, duke e cilësuar zonën si një nga thesaret më të vyera të Alpeve Shqiptare dhe një destinacion me mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja bëri me dije se gjatë një takimi të zhvilluar me administratorë bujtinash, hotelesh dhe guida turistike, u diskutua mbi sfidat, mundësitë dhe masat që duhen ndërmarrë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në këtë zonë.

“Nikaj-Mërturi është një nga thesaret më të vyera të Alpeve Shqiptare dhe një zonë me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor. Gjatë takimit me administratorë bujtinash, hotelesh dhe guida turistike, u diskutua mbi sfidat, mundësitë dhe hapat që duhen ndërmarrë për ta kthyer këtë potencial në zhvillim të qëndrueshëm”, shkruan Gonxhja.

Sipas tij, bashkëpunimi i ngushtë me komunitetin dhe sipërmarrësit lokalë është thelbësor për hartimin e politikave që mbrojnë natyrën, promovojnë trashëgiminë kulturore dhe krijojnë më shumë mundësi ekonomike për banorët.

“Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin dhe sipërmarrësit lokalë mund të ndërtojmë politika që mbrojnë natyrën, promovojnë trashëgiminë kulturore dhe krijojnë më shumë mundësi ekonomike për banorët, duke e bërë Nikaj-Mërturin një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT