Goditi me mjet prerës një 56-vjeçar gjatë një konflikti, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Aktualitet

Goditi me mjet prerës një 56-vjeçar gjatë një

Policia e Vlorës ka arrestuar një 64-vjeçar, i cili plagosi një 56-vjeçar me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë vendit të njohur si “Rrapi”.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Besnik Gjondeda banues në këtë lagje, u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi G. V., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe sipas autoriteteve, është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e DVP Vlorë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të ndodhur në qytetin e Vlorës, duke kapur dhe neutralizuar menjëherë autorin.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe i veprimeve hetimore e procedurale, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi Besnik Gjondeda, 64 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Ky shtetas më datë 11.07.2025, rreth orës 23:30, në një lokal pranë vendit të quajtur “Rrapi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në pjesën anësore të kraharorit, shtetasin G. V., 56 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT