Goditet me sqepar në mëngjes nga bashkëshorti/ Ngjarje e rëndë në Vlorë, dhu'nohet 61-vjeçarja

Aktualitet

Goditet me sqepar në mëngjes nga bashkëshorti/ Ngjarje e
Njjë ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, një çift është konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten 61-vjeçare me një mjet prerës, tip sëpatë, në pjesën e ballit.

Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

ME TE LEXUARAT