Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Veliajt në GJKKO, caktohet data dhe ora kur do mbahet

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Veliajt në GJKKO, caktohet data dhe ora

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e tjerë.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 27 prill, ora 12:00.

Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe, sipas raportimeve, nuk është paraqitur asnjë deklaratë nga ana e tij për arsyet e mungesës. Gjithashtu, mësohet se Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij dhe nuk ka vënë në dispozicion deklaratën përkatëse.

Gjatë seancës, avokati i Veliajt kërkoi respektimin e të drejtave procedurale, duke theksuar se i pandehuri duhet të jetë i njoftuar dhe të shprehë vullnetin për pjesëmarrje.

Diskutimet në seancë:

Avokati i Veliajt: Së pari, ju duhet të garantoni të drejtën e çdo të pandehuri për t’u njoftuar dhe po ashtu faktin që zoti Veliaj nuk e ka shprehur vullnetin e tij nëse do të marrë pjesë në seancën e sotme. Mendoj që nuk mund të vijojë gjykimi. Ndërsa, për sa u përket 24 fashikujve që ju si gjykatë theksoni që janë fashikuj që lidhen me njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë, ne kërkojmë çdo fashikull, sepse janë të pandehur në një procedim të lidhur.

Altin Dumani: Marr në konsideratë rrethanën e relatuar, i pandehuri nuk është njoftuar, përpos faktit që gjykata ka urdhëruar njoftimin e tij. Na rezulton se Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës. Po ashtu, duhet të mësohet se përse Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës, sepse nuk është hera e parë dhe mosnjoftimi i të pandehurit po bëhet shkak për shtyrjen e seancës. Nëse ju si gjykatë vendosni të shtyni seancën, ju kërkojmë që të caktoni një datë sa më të shpejtë.

ME TE LEXUARAT