GJKKO i bllokoi pasaportën, zv.kryeministrja Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë

Aktualitet

GJKKO i bllokoi pasaportën, zv.kryeministrja Belinda Balluku rekurs në

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka depozituar këtë enjte një rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me masën e ndalimit të daljes jashtë vendit. Rekursi është paraqitur në sekretarinë e Apelit të Posaçëm nga mbrojtësit e saj ligjor. Pritet që ai të regjistrohet në Gjykatën e Lartë dhe më pas të hidhet shorti për të përcaktuar gjyqtarin relator që do të shqyrtojë çështjen.

Balluku ka rekursuar për masën e bllokimit të pasaportës. Sa i përket masës së pezullimit nga detyra, Apeli nuk u shpreh në kohën kur shqyrtoi ankimin e saj, pasi çështja kishte shkuar dhe ndodhet në Gjykatën Kushtetuese.

Masa e ndalimit të daljes nga vendi ishte vendosur më parë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , GJKKO,  si pjesë e procedimit penal në të cilin Balluku figuron si e pandehur sipas njoftimit zyrtar të SPAK.

Pas komunikimit si e pandehur, SPAK ka kërkuar pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv/Kryeministre dhe Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës. Pezullimi i SPAK është ankimuar nga qeveria në Gjykatën Kushtetuese, ku është zhvilluar dhe një seancë publike plenare nga e cila pritet vendimi në vijim.

ME TE LEXUARAT