Gjarpërinj e insekte helmuese, kërcënimi i heshtur kësaj vere

Aktualitet

Gjarpërinj e insekte helmuese, kërcënimi i heshtur  kësaj

Me ardhjen e temperaturave ekstreme, rreziku nuk vjen vetëm nga vapa përvëluese, por edhe nga fauna e egër. Gjarpërinjtë dhe insektet helmuese janë shtuar ndjeshëm këtë verë, duke sjellë një valë alarmante rastesh në urgjencat spitalore.

Vetëm në QSUT raportohen deri në tre raste çdo javë me persona të pickuar nga gjarpërinjtë, kryesisht banorë të zonave rurale. Mjekët e lidhin këtë shtim me mungesën e ujit në natyrë dhe lëvizjet e shtuar të zvarranikëve drejt zonave të banuara.

Një rast i rëndë është regjistruar në Cërrik, ku një 19-vjeçar u paraqit në spital me komplikacione të rënda kardiake pas pickimit nga një merimangë e zezë – një ngjarje e rrallë, por me pasoja të rënda.

Sipas mjekes Jeta Deda, strukturat shëndetësore sezonale janë pajisur tashmë me medikamente specifike për të trajtuar raste të tilla pa vonesë. Por ndryshe nga insektet, për gjarpërinjtë nuk mund të përdoren kimikate për mbrojtje, për shkak të ndikimit negativ në ekosistem – duke lënë qytetarët më të ekspozuar përballë këtij rreziku në rritje.

ME TE LEXUARAT