Gazetarja zbulon skemën: Një nga vajzat që dilte më shpesh në ekran, takonte rregullisht një boss krimi në burgun e Fushë-Krujës

Aktualitet

Gazetarja zbulon skemën: Një nga vajzat që dilte më shpesh

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në emisionin "Të Paekspozuarit" një fenomen shqetësues që sipas saj, nuk është i ri në vend. Bëhet fjalë për praninë e vajzave të njohura nga bota e showbiz-it në ambientet e burgjeve, ku takojnë persona të njohur të botës së krimit.

Sipas Lalës, raste të tilla janë dokumentuar prej vitesh, por së fundmi janë bërë më të dukshme. Ajo përmendi konkretisht burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, ku një figurë e njohur e ekranit ka frekuentuar rregullisht një prej të dënuarve më të rrezikshëm.

Madje, sipas saj, autoritetet ndërtuan një palestër brenda burgut për të krijuar kushte më të favorshme për të dënuarin dhe "partneren" e tij, e cila qëndronte për orë të tëra aty.

"Vajzat e showbizz që hyjnë në burgje. Në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë, një nga vajzat që dilte më së shumti në ekran, shkonte çdo javë dhe takonte një prej bosëve të krimit. Shkoi puna deri aty sa burgu ndërtoi palestër brenda, që ata të kishin kushte të nevojshme, i dënuari dhe partnerja, shkonte dhe qëndronte atje. Ke dhjetëra raste, të vajzave që përmes kontratave fiktive, që konsiderohen si bashkëjetuese të bosëve të krimit.

Nuk është punë polici, por çështje sistemi. Ka vajza që vijnë edhe nga jashtë, pretendojnë që janë bashkëjetuese dhe hyjnë e takohen. Kjo nuk është gjë e re.

Kjo histori bëri shumë zhurmë, sepse në një nga kontrollet në sektorin ku ndodhet Laert Haxhiu, u gjetën tre telefonë, të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në atë kohë, SPAK, duke qenë se Laert Haxhiu akuzohej se kishte në shënjestër dhe dy prokurore, atëherë prokurorët e morën telefonin për ta zbërthyer dhe për të kuptuar a kishte të dhëna për aktivitet kriminal. Aty u zbuluan këto vajzat e modelingut, ekranit", tha Lala.

ME TE LEXUARAT