Furgoni përfshihet nga flakët pranë tunelit të Elbasanit, shkrumbohet plotësisht
Lajmifundit
/
21 Qershor 2026, 14:59
Aktualitet

Një furgon me mallra është përfshirë nga flakët në autostradën Elbasan-Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pak metra nga hyrja e tunelit. Flakët kanë qenë në përmasa të tilla, sa mjeti është shkrumbuar.
Nuk ka informacione për të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.


