FOTO/ Rikthehen temperaturat e ulëta në juglindje të vendit, bora zbardh Boboshticën dhe Dardhën!
Lajmifundit
/
29 Janar 2026, 12:44
Aktualitet

Rikthehet moti i keq me temperatura të ulëta dhe reshje të dëborës në juglindje të vendit.

Gjatë orëve të natës janë regjistruar reshje bore me intensitet të ulët në segmentet rrugore Korçë-Boboshticë-Dardhë.

Autoritetet rrugore kanë ndërhyrë menjëherë, duke kryer pastrimin dhe kriposjen e aksit për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës.
Aktualisht, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, pa probleme apo bllokime dhe po monitorohet për në vazhdim.


