FOTO/ Ky është Artur Koçeku i shpallur në kërkim, drejtonte grupin kriminal të drogës që u godit nga SPAK

Aktualitet

FOTO/ Ky është Artur Koçeku i shpallur në kërkim,

Artur Koçeku është personi që drejtonte grupin kriminal të trafikut të drogës, që u godit nga SPAK.

Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Sipas SPAK Koçeku rezulton të jetë një nga drejtuesit e grupit kriminal të trafikut të drogës, që pastronte para duke investuar, kryesisht në sektorin e ndërtimit.

Mësohet se Luçiano Koçeku alias Artur Koçeku jeton në Dubai.

Po ashtu Koçekut i janë sekuestruar miliona euro pasuri, llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme.

Kujtojmë se SPAK lëshoi 20 masa sigurie, ndërsa për 15 persona u caktuan ‘arrest me burg’ dhe për 5 ‘arrest shtëpie’.

ME TE LEXUARAT