FOTO/ Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës, i shoqëron me këngën “Luleborë”

Aktualitet

FOTO/ Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës,

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës.

Në fotot dhe videot e publikuar shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga larg të ishullit të Sazanit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

FOTO/ Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës,

Kujtojmë që Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në Vlorë, ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo u prit në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.

FOTO/ Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës,

Rama e takoi Ivanka Trump edhe në Vlorë, ku darkuan bashkë me delegacionin që shoqëronte Ivanka Trump.

FOTO/ Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës,

Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Më pas, ata kanë darkuar në një restorant në Orikum. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe rreth 60 arkitektë.

FOTO/ Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës,

FOTO/ Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës,

Ivanka Trump mbërriti dy ditë më parë, e shoqëruar nga disa arkitektë, në kuadër të projektit për Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.

ME TE LEXUARAT