Fier, aksident i fortë në aksin Kurjan-Roskovec, lëndohet 62-vjeçari, merr dëmtime në...
Lajmifundit
/
4 Shtator 2026, 11:23
Aktualitet

Një aksident është regjistruar në aksin “Kurjan–Roskovec”, ku një 62-vjeçar është përplasur me një mjet teknologjik, tip “pirun ngritës”.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, shtetasi 62 vjeç, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me mjetin teknologjik, i cili drejtohej nga shtetasi 34 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe, për shkak të nevojës për trajtim të specializuar, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në punë për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


