Tensionet mes biznesmenëve në Vlorë, kërkohet Bujar Muça, hetimet zgjerohen për një person të pl'agosur

Aktualitet

Tensionet mes biznesmenëve në Vlorë, kërkohet Bujar
Policia ka shpallur në kërkim edhe Bujar Muçën, vëllain e Luan Muçës, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku dyshohet se pati shkëmbim me armë zjarri.

Luan Muça është ndaluar nga policia pasi automjeti tip “Range Rover” me të cilin udhëtonte u përfshi në një aksident.

Ndërkohë, policia dyshon se gjatë shkëmbimit të zjarrit mund të ketë mbetur i plagosur një person.

Megjithatë, deri në këto momente, nuk rezulton që ndonjë person të ketë marrë ndihmë mjekësore në spital për plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim.

 

ME TE LEXUARAT