Ermal Nufi mohon akuzat pas audiopërgjimit të publikuar nga Ahmetaj: “Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi?”

Ministri Ermal Nufi ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe audiopërgjimin e publikuar prej tij në Syri TV, ku përmenden diskutime për marrëveshje biznesi në fushën e prodhimit dhe tregtisë së armëve në Shqipëri.
Nufi është pyetur nga gazetarja Ambrozia Meta teksa po hynte në mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me qeverinë dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, në “Vilën e Kuqe” në Sauk.
Ministri i ka mohuar pretendimet për përfshirje në trafik armësh, ndërsa lidhur me audiopërgjimin deklaroi se nuk e kishte dëgjuar.
“Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi? Nuk ka…”, u shpreh Nufi, pasi gazetarja e pyeti për akuzat.
Më tej, kur u pyet nëse kishte dëgjuar audiopërgjimin, ministri u përgjigj: “Përgjimet e dynjasë do dëgjoj unë?”
Gazetarja i kërkoi gjithashtu një sqarim publik lidhur me pretendimet e ngritura, por Nufi u përgjigj shkurt: “Asgjë”.
Akuzat ndaj ministrit janë bërë publike nga Arben Ahmetaj, i cili ka publikuar një audiopërgjim ku shfaqet biznesmeni shqiptaro-izraelit Ron Yef/
Gazetarja: Në lidhje me audiopërgjimin…, jo se po aludojnë për trafik armësh.
Nufi: Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi? Nuk ka…
Gazetarja: Po, kështu thotë përgjimi…
Nufi: Përgjimet e dynjasë do dëgjoj unë?
Gazetarja: Jepni një sqarim publik
Nufi: Asgjë


