EMRI/ Traileri përplas për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Fushë Krujë
Lajmifundit
/
29 Prill 2024, 18:21
Aktualitet

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në asksin rrugor Milot-Fushë Krujë.
Burime bëjnë me dije se një trailer ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur në autostradë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është shtetasi Hamit Gabi, 65 vjeç.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


