E rende/ Aksident me 3 të plagosur në Krujë

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur në orët e para të mëgjesit. Në orën 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues personin me inicialet D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues D. H., 23 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, H. Z., 26 vjeç dhe P. Xh., 15 vjeçe. Të lënduarit nga aksidenti po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
'Rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.
Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.'- njofton Policia

