E FUNDIT/ ''Kercet'' arma ne Shkodër, nje i plagosur

SHKODËR- Një 32-vjeçar nga Shkodra është paraqitur në spitalin rajonal me plagë në këmbë.
Policia bën me dije se dyshohet si i riu është plagosur me armë zjarri, ndërkohë ende nuk ka detaje rreth kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë:
Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”.
32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


