'Po ngacmonte vajzën që ishte me mua', biznesmeni grek ja pse e vrava shqiptarin

Aktualitet

'Po ngacmonte vajzën që ishte me mua', biznesmeni grek ja

Athanasios Nazos vrau shqiptarin Visar Dakramën, pasi ky i fundit ngacmoi vajzën që ishte pranë grekut. Kështu deklaroi para grupit hetimor greku, i cili pas krimit u vetëdorëzua në polici.

 'Protothema' raporton se 33-vjeçari e ka justifikuar aktin e tij duke thënë se shqiptari po ngacmonte vajzën që ishte me të.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit, në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos. Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një sherr mes autorit dhe shqiptarit.

Pas sherrit, 33-vjeçari doli nga lokali për t'u kthyer pak më vonë me një pushkë gjuetie me të cilën qëlloi duke lënë të vdekur në vend shqiptarin. Kur u arrestua, 33-vjeçari ishte në gjendje të keqe dhe dukshëm nën efektin e alkoolit.

Mediat greke bëjnë të ditur se shqipari kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të “ishullit të erërave”, ndërsa autori ishte pronar hoteli.

 

ME TE LEXUARAT