“Më gjykoni nga…”, në SPAK për inceneratorin e Tiranës, Veliaj thumbon opozitën

Teksa kryebashkiaku, Erion Veliaj ndodhet në SPAK, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje për inceneratorin e Tiranës, vjen një reagim nga i pari i Tiranës.
Veliaj s’i ka kursyer ironitë për kundërshtarët e tij, ndërsa ka reaguar përmes një story që e ka ndarë në profilin e ËhatsApp-it të tij, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.
“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pas SPAK-ut, do të jetë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës.
Shkoi një orë më herët, SPAK lë në pritje Veliajn, kryebashkiaku detyrohet të…

Teksa sot është thirrur nga prokurorët e Posaçmën për t’u marrë në pyetje, SPAK ka lënë në pritje kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Duket se Veliaj ka ardhur një orë më herët në ambientet e SPAK, ndaj edhe do t’i duhet të presë deri sa të vijë orari. Raportohet se Veliaj po pret te hyrja e SPAK dhe është ulur te vendi i policit.
"Hajdut!"/ Veliaj në SPAK, përplaset me Klevis Balliun! Kryebashkiaku: Thuaj Fahriut me makinë 100 mijë euro

Kryebashkiaku Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK për inceneratorin e Tiranës për të dorëzuar dosjet.
Në hyrje të SPAK ishte edhe Klevis Balliu me disa militantë që thërrisnin ‘O hajdut’.
Përgjigjja nuk u mungoi nga kryebashkiaku Veliaj, i cili i tha Klevis Balliut që hajdut t’i thotë “Fahriut me makinë 100 mijë euro”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj paraqitet në SPAK, përplaset me ish-deputetin e PD-së

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj sapo ka mbërritur në ambientet e SPAK. Mësohet se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqesë dosjet për inceneratorin e Tiranës.

Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.
Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.
“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.
Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë.
Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.


