Durrës / Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, procedime për dhunë dhe ndërtim pa leje

Aktualitet

Durrës / Arrestime për drejtim në gjendje të dehur,

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa ka referuar disa raste të tjera në Prokurori për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan:

H. B., 60 vjeç, banues në Durrës, i cili në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. S. Ky i fundit, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë jashtë rrezikut për jetën;
A. G., 45 vjeç, banues në Durrës, i konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në lagjen nr. 5.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për:

E. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
Sh. S., 58 vjeç, i dyshuar për ushtrim dhune psikologjike ndaj vëllait të tij.
Gjithashtu, janë referuar materiale shtesë për shtetasin K. M., alias E. M., 43 vjeç, i cili ndodhet aktualisht i arrestuar, pasi dyshohet si autor i tre vjedhjeve të tjera në qytetin e Durrësit (në dy banesa dhe në një kishë).

Policia ka shpallur në kërkim:

A. V., 43 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për dhunë psikologjike ndaj babait të tij;
I. J., 23 vjeç, banues në fshatin Bago (Kavajë), i dyshuar se ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshit të tij.

Po ashtu, është referuar në Prokurori një rast i largimit nga banesa, pasi shtetasi L. D. ka kallëzuar largimin e vajzës së tij, A. D., 36 vjeçe. Policia po punon për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT