“Dinjitet për punëtorët!”, qytetarët protestë për 1 Maj para Kryeministrisë

Aktualitet

“Dinjitet për punëtorët!”, qytetarët

Punonjës të profesioneve të ndryshme janë ngritur në protestë për 1 Majin përpara Kryeministrisë.

Me pankartat në duar "Dinjitet për punëtorët", qytetarët kërkojnë kushte më të mira dhe ndërhyrjen e qeverisë në tregun e punës.

 “Oficerët kanë status, të gjithë kanë status, jemi në kushtet më të vështira. Jemi të diskriminuar, të sëmurë, asnjë nuk merr parasysh kërkesat tona. I kemi dhënë ekonomisë shumë të ardhura, sot jemi të persekutuar”, tha një minator.

Ndërsa një përfaqësuese e sindikatës së arsimit deklaroi se duhet të dyfishohet paga dhe t’i kthehet vëmendja shkollave.

“Sot jemi përpara Kryeministrisë për të kërkuar dyfishimin e pagës së mësuesit. Gjithashtu kemi nevojë që Kryeministri të kuptoj që shkollat kanë nevojë për investime. Ministret e kanë kthyer shkollën në shkollë Facebook-u, ku imponohet mësuesve të bëjnë like e share e jo punën e tyre. Ti kthehet vëmendja shkollës”, tha ajo.

 

ME TE LEXUARAT