Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë Qarri–Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat(VIDEO)

Një automjet është përfshirë plotësisht nga flakët pasditen e sotme në rrugën e re Qafë-Qarri–Ersekë.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti dhe fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.
Gjatë djegies së automjetit, flakët janë përhapur edhe në anën tjetër të rrugës, duke përfshirë më shumë se 4 hektarë bimësi të ulët dhe kullota.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Kolonjë. Pas ndërhyrjes së tyre, flakët janë izoluar dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme e zjarrit.
Situata paraqiste rrezik të shtuar për shkak se zjarri është përhapur në një zonë ku kalon edhe linja e tensionit të lartë.


