Dhunoi nënën, shkatërroi banesën dhe vodhi motorin e babait, në pranga 22-vjeçari (EMRI)
Lajmifundit
/
29 Janar 2026, 12:53
Aktualitet

Një person u arrestua, pasi akuzohet për dhunë në familje. Rasti i përket të ndaluarit Erlin Piro, që pasi dhunoi nënën e tij, vodhi sende shtëpiake dhe motorin e të atit.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 22 vjeç, pasi ka kallëzuar nëna e tij, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende dhe motomjetin e babait të tij”, njoftoi policia e Sarandës për rastin.