Detaje nga mesazhi me eksploziv në Lezhë/ Çifti Mirashi ndodheshin brenda banesës, pronari: Isha në gjumë, s'kam asnjë problem me asnjë

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës në fshatin Rrilë të Lezhës.
Sipas të dhënave, lënda plasëse është vendosur në derën e një banese 2-katëshe në pronësi të Mirash Mirashit. Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës, duke shkaktuar dëme materiale në hyrjen e shtëpisë.
Në momentin e ngjarjes, brenda banesës ndodheshin pronari dhe bashkëshortja e tij.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Pronari ka treguar se shpërthimi ka qenë i fortë dhe se i ka rrezikuar jetën, ndërsa ka thënë se nuk ka konflikte me askënd dhe jeton i qetë me familjen e tij.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të vendosjes së lëndës plasëse.
“Më kanë vendosur dinamitin te era. Shpërthim shumë i fortë. Më kanë rrezikuar jetën. Unë isha në gjumë. Nuk kam asnjë problem me asnjë. Jetoj me gruan dhe fëmijët i kam jashtë. I bëj thirrje mos të merren me moshën time”, tha pronari në një prononcim për mediat.


