Detaje nga grabitja me armë në Tiranë/ 42-vjeçari hoqi mjekrën pasi shkoi në banesë

Aktualitet

Detaje nga grabitja me armë në Tiranë/ 42-vjeçari hoqi

42-vjeçari hyri në pikën e këmbimit valutor brenda një qendre tregtare me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe i veshur me tuta të errëta.

Sapo hyri në biznes, ai nisi të godasë me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja. Më pas ai ka nxjerrë pistoletën dhe i ka kërkuar asaj paratë.

Punonjësja, e frikësuar, i ka dhënë kartëmonedhat duke i kaluar nëpërmjet hapësirës së vogël në banak. Sipas policisë autori ka vjedhur rreth 3 milionë lekë.

Gjithashu, ai ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar./TCH

ME TE LEXUARAT