"Dashuria ime që 18 vjeç, sot më la vetëm", deputeti socialist i Durrësit humb bashkëshorten (Emri dhe foto)

Aktualitet

"Dashuria ime që 18 vjeç, sot më la vetëm",
Një humbje e rëndë ka goditur familjen e deputetit socialist të qarkut të Durrësit, Loer Kume. Bashkëshortja e tij, Lorina Kume, është ndarë nga jeta, ndërsa lajmin e hidhur e ka ndarë vetë deputeti përmes një dedikimi që ka prekur shumë njerëz në rrjetet sociale.

Mes dhimbjes, Kume e kujton Lorinën si "më shumë se gjysmën" e tij, shoqen e jetës, nënën e dy fëmijëve të tyre dhe njeriun që i dha kuptim çdo dite.

“Lorina, Lori, Lorushi, dashuria ime që 18 vjeç, më shumë se gjysma ime, shpirti im binjak, shtëpia ime, gruaja, e dashura, shoqja, mësuesja ime, nxënësja ime, busulla ime, mishi im, zëri e fjala e syri im, gjithçkaja e madhe, nëna e fëmijëve tanë, dy mrekullive, sot na la vetëm.

Ne të tre, familja, njerëzit që e njohën, e prekën, e dëgjuan, u mbështollën nga energjia dhe aura e Lorit, Lorushit, e donim këtu të na donte pa limite e të na ndriçonte siç e ka bërë gjithë jetën e saj. Fati e deshi ndryshe. Dhe në luftë e tregoi veten njeriun më të fortë që kemi njohur e dëgjuar. Sot kemi trashëgiminë e Lorit pas”, shkruan ai.

"Dashuria ime që 18 vjeç, sot më la vetëm",
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të shtunën, më 19 shtator, ndërsa familja ka bërë të ditur edhe oraret e pritjeve në Agjencinë Leba në Durrës.

ME TE LEXUARAT