Vjedhja me vlerë gati 1 milion euro/ Lihet në qeli Eno Agasi, mori verërat me vlerë marramendëse nga vila e Ergys Agasit

Aktualitet

Vjedhja me vlerë gati 1 milion euro/ Lihet në qeli Eno Agasi, mori
Gjykata ka lënë në burg kushëririn e Ergys Agasit, Eno Agasin. Eno Agasi akuzohet se ka larguar verëra me vlerë 950 mijë euro nga vila e kushëririt të tij.

Eno Agasi u arrestua pak ditë më parë në Tiranë.

Hetimet për të u kryen nga prokurori Bledar Valikaj.

Pasi caktoi masën e sigurisë, Gjykata e Tiranës vendosi që ta kalojë në kompetencë të SPAK-ut. Eno Agasi akuzohet për pengim të së vërtetës.



ME TE LEXUARAT