Burri i ministres Ibrahimi goditi me gozhdë drejtorin e ATK, Vocaj zbulon pse u fsheh sherri nga policia

Aktualitet

Burri i ministres Ibrahimi goditi me gozhdë drejtorin e ATK, Vocaj zbulon

Një ngjarje në përmasat e skandalit ka ndodhur mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023, në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Autori i goditjeve me thikë është Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, në atë kohë ministre e Financave Delina Ibrahimaj, i cili ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK) Eri Koshaj.

Rasti në fjalë u bë publik vetëm pak ditë më parë, ndërsa është pranuar edhe nga vetë ministrja Ibrahimaj.

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat kreu i Policisë i Tiranës Tonin Vocaj është pyetur për fshehjen e këtij rasti.

“Rasti ka qenë i vitit të kaluar dhe ne i kemi kaluar materialet në prokurori. Nuk ishte një ngjarje sensitive nga këto që publikojmë ne në përditshmërinë tonë”, theksoi Vocaj.

 

ME TE LEXUARAT