“Asnjë kompromis, nuk i jepet besa besëprerit”, i riu në protestën kundër Ramës: Krijuat një moçal që qelbet erë

Aktualitet

“Asnjë kompromis, nuk i jepet besa besëprerit”, i riu

Një mesazh të fortë ka dhënë një i ri në protestën e sotme kundër kryeministrit Edi Rama. Nga sheshi, ai deklaroi se protestuesit nuk kërkojnë kompromis, por dorëheqjen e qeverisë, duke akuzuar politikën shqiptare për mashtrime dhe mosrespektim të qytetarëve.

“Nuk duam kompromis, janë bërë katër mandate. Nuk duam besë, sepse ju e keni prerë besën”, u shpreh i riu.

I riu u shpreh se shqiptarët janë të lodhur nga politika dhe se protesta, sipas tij, nuk është motivuar nga urrejtja, por nga pakënaqësia dhe solidariteti.

“Nuk duam kompromis, janë bërë 4 mandate. Nuk duam besë, sepse ju e keni prerë besën. Jemi shqiptarë të lodhur nga këta politikanë hajdutë e mashtrues. Jemi mbledhur në këtë shesh jo nga urrejtja, por të lodhur.

Jemi mbledhur në shenjë solidariteti, sepse e kemi kuptuar që majtas-djathtas kanë punuar bashkë, por shqiptarët kanë qenë në krahun e kundërt. Sot besojmë për një Shqipëri përtej flamujve rozë dhe blu të PD-së. Ne kemi kohë që jetojmë në këtë moçalishte që qelbet erë. Ju nuk na përfaqësoni dhe ju kërkojmë dorëheqjen. Ju shkoni në Parlament dhe nuk flitet, por kartonin e mbani gati. Edhe ne kartonin e kuq e kemi gati. Nuk kemi për të pranuar më gënjeshtra, shantazhe e mashtrime”, tha ai.

ME TE LEXUARAT