Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, u kap me doza kokaine dhe heroine gati për shitje (EMRI)

Aktualitet

Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, u kap me doza kokaine dhe

Një 37-vjeçar i identifikuar si Spartak Alushi është arrestuar në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Policia njofton se gjatë kontrollit, të riut iu gjetën disa doza kokaine dhe heroine, gati për shitje.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Flash”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës dhe u arrestua shtetasi:

-S. A., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit S. A., sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Heroinë, të ndara në doza, gati për shitje.

Ky shtetas dyshohet se siguronte lëndë narkotike dhe i ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme, kryesisht në Rrugën e Dibrës.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT