Alarm në Tiranë/ Zjarr pranë një depoje me lëndë plasëse në Qinam, në terren Policia dhe zjarrfikëset

Aktualitet

Alarm në Tiranë/ Zjarr pranë një depoje me lëndë

Flakët janë aktivizuar pranë një magazine ku ruhen lëndë plasëse. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, zjarrfikëset dhe autoambulancat.

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e së premtes në fshatin Qinam të Tiranës, pranë një depoje ku ruhen lëndë plasëse.

Situata ka ngritur menjëherë alarmin te autoritetet, për shkak të rrezikut potencial që paraqet afërsia e flakëve me ambientet ku ruhen materialet e rrezikshme.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë dërguar forca të Policisë së Shtetit, mjete zjarrfikëse dhe autoambulanca, ndërsa ekipet e emergjencës kanë nisur ndërhyrjen për izolimin e vatrës.

Efektivët dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt depos.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm për zonën përreth.

Shërbimet e emergjencës vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa pritet një informacion më i plotë për shkaqet e rënies së zjarrit dhe përmasat e situatës.

ME TE LEXUARAT