Alarm në aeroportin e Rinasit, skaneri zbulon ar'mën në valixhe, 42-vjeçari do ta trafikonte për në Londër

Aktualitet

Alarm në aeroportin e Rinasit, skaneri zbulon ar'mën në
Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se tentoi të trafikonte një armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së aeroportit, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në hyrje dhe dalje të vendit.

Sipas Policisë, kontrollet janë kryer bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e inteligjencës policore.

Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerit, në momentin që po largohej nga Shqipëria, u zbulua një pistoletë me municion luftarak. Arma u sekuestrua si provë materiale.

Në pranga përfundoi shtetasi shqiptar me nënshtetësi britanike S. K., 42 vjeç, banues në Angli.

Njoftimi:

PKK Rinas

Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, goditën një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar (me nënshtetësi britanike) S. K., 42 vjeç, banues në Angli.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, në dalje të Shqipërisë, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

 

ME TE LEXUARAT