Emrat/ Aksioni i policisë “shkund” IVMT në Kurbin, arrestohet drejtori, pezullohen inspektorët

Aktualitet

Emrat/ Aksioni i policisë “shkund” IVMT në Kurbin,

Furtunë në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit. Arrestohet drejtori ndërsa janë pezulluar të gjithë inspektorët.

Shkak janë ndërtimet pa leje në zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat.

Mësohet se janë pezulluar Jetmir Muzhika drejtor dhe Shan Preçi inspektor.

 

Emrat/ Aksioni i policisë “shkund” IVMT në Kurbin,

Sipas prokurorisë zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat.

 

Në arrest shtëpie ndodhet ish-drejtori i IMT në Lezhë Flor Gjini, aktualisht Drejtor Poste.

Dosja po hetohet nga prokurori Sabri Kastrati.

 

 

ME TE LEXUARAT