Aksident në Tiranë, i riu me makinë “fluturon” në ajër 28-vjeçaren dhe përplas një mjet tjetër

Aktualitet

Aksident në Tiranë, i riu me makinë “fluturon”

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur pas mesnatës në Rrugën e Durrësit në kryeqytet.

Vajza është përplasur nga mjeti tip fuoristradë që drejtohej nga Jurgen Çela orët e para të ditës së sotme. Drejtuesi i mjetit ka hedhur 20 metra në ajër 28-vjeçaren e cila po kthehej nga puna dhe udhëtonte me një motor të vogël.

Sipas informacioneve vajza ndodhet ende në spital, pasi dëmtimet kanë qenë të shumta.

Pasi ka përplasur vajzën, 28 vjeçari është përplasur edhe me një makinë tjetër, ndërsa më pas ka tentuar të arratiset.

“U arrstua J.Ç., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi në Rrugën e Durrësit, duke drejtuar automjetin, në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me motomjetin me drejtuese shtetasen N. LL. dhe me automjetin me drejtues shtetasin K. N., 23 vjeç. Pas aksidentit, shtetasi J. Ç. është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasja N. Ll., e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

 

ME TE LEXUARAT