Vodhi një furgon në Vlorë dhe po e drejtonte pa patentë, në pranga 51-vjeçari i dehur

Aktualitet

Vodhi një furgon në Vlorë dhe po e drejtonte pa patentë,

Policia e Vlorës ka arrestuar një 51-vjeçar i cili vodhi një automjet furgon dhe po e drentonte në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ra shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin e vjedhur në lagjen “kushtrimi”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Automjeti furgon tip “Benz”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi D. R., u sekuestrua në cilësinë e materiale.

 

ME TE LEXUARAT