Aksident në Golem, makina përplaset me motorin, një i ri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Golem, ku një automjet është përplasur me një motor që ishte në lëvizje. Përplasja ka shkaktuar plagosjen e dy personave që udhëtonin me motor.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, të cilat u kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve. Më pas, të dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë trajtim të specializuar.
Njëri prej të plagosurve, një i ri, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe, sipas të dhënave paraprake, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve.


