Aksident në aksin Fier–Shegan, përplasen dy automjete me targa të huaja, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor nacional “Pushimi i shoferit”-Fier Shegan, në aksin Fier-Lushnjë.
Dy mjete janë përplasur në dalje të fshatit Rrupaj. Mjeti me targa greke tentoi të parakalonte mjetin me targa italiane.
Manovra e gabuar e parakalimit bëri që mjeti me targa italiane të përfundojë në kanal.
Tre personat që udhëtonin në të, dy bashkëshortët dhe djali i tyre i rritur u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjës nga dy ambulanca.
Policia shkoi në vendngjarje dhe po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun.
Ky aks rrugor nacional është tepër i ngushtë për volumin e trafikut që përballon dhe shpeshherë ka aksidente të tilla.


