Aksident në aksin Lezhë–Milot, humb jetën një shtetas nga Kosova, plagosen rëndë motra dhe i biri

Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë–Milot, humb jetën një shtetas

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Milot, ku ka humbur jetën një shtetas nga Kosova, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë motra e tij dhe i biri.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin viktima dhe familjarët e tij është përplasur me një trajler. Për pasojë, njëri prej pasagjerëve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesi i trajlerit është arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

ME TE LEXUARAT