Aksident me vdekje në Elbasan-Peqin, drejtuesi i mjetit godet këmbësoren

Aktualitet

Aksident me vdekje në Elbasan-Peqin, drejtuesi i mjetit godet
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”.

Një automjet tip “BYD” me drejtues një 47-vjeçar,  ka goditur një këmbësore rreth 60 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

ME TE LEXUARAT