Reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për ditën e sotme

Te dielen moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat i periferisë së një qendre të ulët presioni me origjinë verilindore.
Sipas meterologee, moti do të jetë më intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale në pjesën më të madhe të vendit nga orët e mesditës deri në orët e pasdites.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi 7-11m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.
RESHJET
E diel, dt.17 priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
E diel, dt.17 temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 9 / 18 °C
në vendet malore: 3 / 12 °C
ERA
E diel, dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.


