Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari, 4 të tjerë në spital

Aktualitet
Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pranë “Rrethrrotullimit të Levanit”. Dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i “Audit”, shtetasi D. B., 55 vjeç.

Në spital janë transportuar edhe tre pasagjerë që ndodheshin në “Audi”, të cilët raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në spital ndodhet gjithashtu drejtuesi i automjetit “Benz”, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të dinamikës së aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë një nga shkaqet e përplasjes fatale.

ME TE LEXUARAT