Agravon situata tek GJKKO, qytetarja akuza Malltezit për grabitje prone, ai hakërrehet:"Mashtruese"!

Aktualitet

Agravon situata tek GJKKO, qytetarja akuza Malltezit për grabitje prone, ai
Një qytetare që ndodhej mëngjesin e sotëm para ambienteve të SPAK është përplasur me Jamarbër Malltezin, i cili po hynte në Prokurorinë e Posaçme.

Qytetarja e ka akuzuar Malltezin se i ka marrë të gjithë tokën e fisit, ndërsa debati ka agravuar edhe në ofendime.

Malltezi e ka quajtur qytetaren “ordinere” dhe “mashtruese”, ndërsa edhe ajo i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë.

Pjesë nga debati:

Malltezi: Është tokë e Petrelës kjo këtu. Je mashtruese, ordinere.

Qytetarja: Gjithë tokën e fisit e more ti. Je ordiner. Ti vodhe gjithë tokën.

 

 

ME TE LEXUARAT